Brozoviç: Për Interin refuzova Milanin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2015 | 14:44

Brozoviç: Për Interin refuzova Milanin”

> at Appiano Gentile on January 29, 2015 in Como, Italy.“Kam zgjedhur Interin, pasi dua që të përballem me futbollin italian. Shpresoj shumë që të justifikoj shpenzimin e bërë nga Interi”. Edhe pse ka ende nevojë për një përkthyese (di të flasë vetëm kroatisht), Marselo Brozoviç transmetoi siguri dhe vetëbesim te drejtuesit e Interit, të cilët kanë kuptuar se numri 77 i ka idetë e qarta.
Karakteristikat – “Jam shumë i ri dhe duhet që të rritem edhe më shumë. Shpresoj që pas disa vitesh të jem një lojtar i kompletuar”, tha kroati që kaloi tek Interi falë formulës së huazimit me detyrim blerjeje. Në sallën e konferencave për shtyp Brozoviç iu prezantua gazetarëve kështu: “Unë jam mesfushor qendre dhe mund të kryej edhe detyra mbrojtëse. Gjithçka varet nga moduli”.
Pa presion – “Është një djalë i ri. Presim shumë prej tij”, tha Mançini për Brozoviçin. Sipas mediave italiane, emri i kroatit ishte i pari në listën që tekniku nga Jesi u dorëzoi eprorëve të tij në ditët e para të punës. “Është një ëndërr e realizuar”, u shpreh 22-vjeçari. “Kjo është një shoqëri me shumë traditë. Jam i nderuar që vesh këtë fanellë dhe që jam pjesë e një klubi me këtë tifozëri kaq të nxehtë”, tha ish-mesfushori i Dinamos së Zagrebit. Pas prezantimit të Podolskit dhe Shaqirit, ditën e djeshme në po të njëjtin vend u ul edhe Brozoviç, i cili la të kuptohej se nuk i bën përshtypje një fakt i tillë. “Nuk e ndiej presionin. Unë do të ndjek Mançinin në çdo bisedë. Ndërkohë që Kovaçiç do të më ndihmojë shumë që të ambientohem”, komentoi 22 vjeçari.
“Derbi” – Gjatë fjalës së tij Brozoviç zbuloi se për të zgjedhur Interin iu desh që të refuzonte një tjetër skuadër të madhe. “Për mua u interesua edhe Milani, por unë kurrë nuk preferova që të njihesha me detajet e ofertës së tyre. Kisha shumë dëshirë që të vija tek Interi. E përsëris, kjo është një ëndërr që po realizohet”, tha Brozoviç, i cili në fund tregoi se inspirohej prej Lampardit (“Dua që një ditë të jem si Frenki Lampard!”)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"