Brozoviç duartroket me ironi tifozët pas vërshëllimave, Spaleti: Ai po vetëndëshkohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 17:13

Brozoviç duartroket me ironi tifozët pas vërshëllimave, Spaleti: Ai po vetëndëshkohet

Interi rigjen fitoren pas 70 ditësh. Luçiano Spaleti mund të buzëqeshë, edhe pse në “San Siro” kundër Bolonjës skuadra vuajti edhe në superioritet numerik (dy përjashtime me të kuq nga kuqeblutë: Mbaje e Mazina): “Pas një periudhe krize e kishim detyrim të ndryshonim trend, për të vazhduar rrugën tonë drejt Ligës së Kampionëve: në fazën e parë shfaqëm një nivel të lartë”, – shton tekniku, – “por kjo nuk do të thotë se do kishim fituar me lehtësi të gjitha ndeshjet. Sot (dje) zhvilluam një ndeshje të madhe.

brozovic ironi tifozet

Sigurisht, mund të kishim menaxhuar më mirë avantazhin, por aspekti pozitiv është që Bolonja e goditi pak herë portën tonë”. Spaleti komentoi edhe ndeshjen e Karamoh: “Paraqitje e mirë, edhe pse ka disa pauza dhe për ne është një minus kur humbet topin. Prej moshës dëshpërohet shpejt, por ka talent të jashtëzakonshëm. Pra, ka nevojë të rritet…”. Më pas një koment të shkurtër për Rafinjën (“duhet menaxhuar, këmbët nuk i mbajnë 90′”), episodin e “dorës” së D’Ambrozios (“distanca nga goditja ishte e shkurtër, arbitri e interpretoi rregullisht”) dhe Perisiçin (“luan edhe në qendër, më ka bërë të kuptoj se sa lufton për Interin”).

brozovic

“BROZOVIÇ…” – Marselo, a krijoi polemikë me publikun në momentin e zëvendësimit (kroati, i vërshëllyer nga tifozëria zikaltër, u përgjigj duke i duartrokitur, me “pak” ironi”)? “Duhen respektuar rregullat: nuk e dënoj unë, ai po vetëpërjashtohet nga grupi. Do e rishikoj skenën e tij. Iu përgjigj publikut duke e duartrokitur, ndoshta nuk ka polemikë. Por e përsëris, nuk e ndëshkoj unë, është ai që nuk respekton rregullat”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"