Broja pritet në stol në sfidën kundër Liverpulit, Klop: Fatkeqësisht, një trajner i mirë si Rangnik po vjen në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 14:43

Broja pritet në stol në sfidën kundër Liverpulit, Klop: Fatkeqësisht, një trajner i mirë si Rangnik po vjen në Angli

Si Jyrgen Klop ashtu edhe Ralf Hazenhytel kanë përfituar prej leksikoneve të Ralf Rangnikut, trajnerit të ardhshëm të Mançester Junajtidit. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Sauthemptonin, Klop e mirëpriti me një batutë teknikun e radhës gjerman që do t’i bashkohet Premier Ligës.

klop 1

“Për fat të keq, një trajner i mirë është duke ardhur në Angli dhe ai po shkon te Mançester Junajtid. Ralf është natyrisht një trajner me shumë eksperiencë. Ai ka ndërtuar dy klube nga asgjëja, duke i kthyer në një kërcënim dhe forca në Gjermani, Hofenhaimin dhe Lajpcigun”, tha trajneri i Liverpulit.

“Reds”-at kanë shënuar të paktën dy gola në secilën prej 16 përballjeve të fundit me “Shenjtorët”, duke qenë skuadra e parë angleze që e bën këtë që prej Uolvesit në 1939. Liverpulit do t’i duhen vetëm dy gola për të arritur në kuotën e 700 golave në epokën Klop.

Broja

BROJA – Armando Broja do të jetë në dispozicion të trajnerit Hazenhytel ditën e sotme, por me shumë mundësi pritet ta nisë nga stoli, duke qenë se vjen pas dëmtimit në kavilje. Në dy ndeshjet e fundit me “Shenjtorët” që sulmuesit të Kombëtares shqiptare iu besua një fanellë titullari nga trajneri austriak.

Ai e shpërbleu besimin me dy gola. Talenti i Çelsit do të jetë i gatshëm të ndihmojë Sauthemptonin nga stoli duke zëvendësuar një mes Adamsit ose Armstrongut në “Anfield Road”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"