Broja po i “çmend” të gjithë, disa klube në Angli duan të nënshkruajnë me të. Sauthampton e kërkon përgjithmonë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 8:28

Broja po i “çmend” të gjithë, disa klube në Angli duan të nënshkruajnë me të. Sauthampton e kërkon përgjithmonë, por…

Skuadra e Sauthampton është e interesuar të nënshkruajë me Armando Brojën nga Çelsi, por po përballet me konkurrencë nga klubet e tjera angleze.

armando broja

 

‘Shenjtorët’ janë të vetëdijshëm për interesimin e klubeve të tjera pas paraqitjeve mbresëlënëse të kohëve të fundit për sulmuesin 20-vjeçar.

Një varg klubesh të Ligës Premier duan të nënshkruajnë me sulmuesin e ri këtë muaj, shkruan SkySports. Një burim brenda klubit të Çelsit, i ka thënë këtij mediumi se klubet e interesuara tashmë kanë pyetur se sa do të kushtojë blerja e Brojës brenda këtë muaji.

Por duket se Çelsi po shqyrton që ta mbajë Brojën, i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë me klubin nga “Stamford Bridge”. Madje Blutë e Londrës mund ta përmirësojnë kontratën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"