Broja nuk ka ndërmend të ndalet te Çelsi, shënon edhe ndaj Totenhemit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 16:23

Broja nuk ka ndërmend të ndalet te Çelsi, shënon edhe ndaj Totenhemit

Armando Broja po kalon një formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa ka gjetur disa herë rrjetën me skuadrën e të rinjve të Çelsit.broja

18-vjeçarët e Çelsit kanë mposhtur me rezultatin 3-5 në transfertë, moshatarët e Totenhemit. Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe sulmuesi shqiptar i cili shënoi golin e 5-të, për ekipin e tij.

Me këtë fitore ekipi i Brojës arrin në kuotën e 25 pikëve, 1 më pak se Fulhemi kryesues, në Premier Ligën e 18-vjeçarëve.

Me golin e sotëm, sulmuesi shqiptar shkon në shifrën e 9 golave për këtë sezon, ndërkohë që ka zhvilluar 11 ndeshje. 18-vjeçari shpreson që me formën që po kalon të tërheqë edhe vëmendjen e trajnerit Lampard, për ta thirrur atë në ekipin e parë.

CEL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"