Broja: Nuk di çfarë do bëj po më thirri nga Anglia, ja çfarë më tha Lampard

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 0:32

Broja: Nuk di çfarë do bëj po më thirri nga Anglia, ja çfarë më tha Lampard

Armando Broja po jeton një ëndërr. Ai debutoi sot me skuadrën e parë të Çelsit, teksa zëvendësoi Zhirunë në minutën e 86-të në fitoren 4-0 të bluve kundër Evertonit. Ai thotë se të luash titullar me Çelsin, qoftë edhe pak minuta, është një ngjarje shumë e madhe.

Armando Broja

“Jam shumë i lumtur që munda të luaj për herë të parë me skuadrën e parë të Çelsit. Është një arritje e madhe për çdo lojtar të moshës time”, ka deklaruar Broja në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”.

Më tej, ai ka shpjeguar edhe se çfarë i ka thënë trajneri Frenk Lampard para ndeshjes.

lAMPARD

“Isha pak i tensionuar para ndeshjes. Trajneri erdhi dhe foli pak me mua. Më tha “rri i qetë, luaj ashtu siç ke luajtur gjithë sezonin me të rinjtë e Çelsit. Ti ke shumë potencial dhe thjesht fokusohu te loja. Luaj lirshëm”, deklaroi Broja.

“Kam disa javë që stërvitem me ekipin e parë dhe dua të mësoj sa më shumë. Ishte ndjesi e veçantë që të zije vendin e Zhirusë në fushë. Ai është një lojtar i madh dhe nuk mund të zëvendësohet kollaj”, vijoi më tej Broja.

zhirud

Ndërkohë, kur u pyet për të ardhmen dhe se çfarë do të bënte nëse merr një ftesë nga ekipi i parë i Anglisë, Broja sërish u tregua i sinqertë.
Broja Shqiperia

“Nuk e di se çfarë do të bëja nëse do të më ftonte ekipi i parë i Anglisë. Unë jam shqiptar, gjakun e kam shqiptar dhe tani po luaj për moshat e Shqipërisë. Shpresoj shumë që të më ftojë edhe ekipi i parë i Shqipërisë. Prindërit e mi janë nga Malësia e Madhe, nga Kopliku. Unë kam lindur në Angli”, deklaroi Broja.

Sulmuesi 18-vjeçar, 193 cm i gjatë, ka luajtur 3 ndeshje me Kombëtaren shqiptare U-19 dhe dy ndeshje me përfaqësuesen U-21. Me këtë të fundit ka shënuar edhe një gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"