Broja më i miri, ka vend dhe për Bajramin. Ja 5 lojtarët me performancën më të mirë në tre sfidat e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 17:47

Broja më i miri, ka vend dhe për Bajramin. Ja 5 lojtarët me performancën më të mirë në tre sfidat e Kombëtares

Kombëtarja mbylli 3 ndeshje kualifikuese me një rezultat mjaft të mirë duke fituar 2 prej tyre, por që ende dhëmb humbja e thellë 4-1 ndaj Polonisë.

Kombëtarja Shqipëria

Megjithatë, kuqezinjtë janë rritur shumë në lojë duke krijuar raste të shumta për gol e duke mbajtur dhe zotërimin e topit. Në këto 3 ndeshje, portali i specializuar i statistikave ‘’SOFA SCORE’’ ka përzgjedhur dhe 5 lojtarët më të mirë të Shqipërisë.

Në vendin e parë është Armando Broja me notën mesatare 8.2. Broja dhe pse nuk luajti në ndeshjen ndaj Polonisë, arriti të rikuperonte në dy sfidat e tjera duke shënuar golin vendimtar ndaj Hungarisë, si dhe duke zhvilluar një performancë fantastike ndaj San Marinos ku realizoi një gol dhe dhuroi dy asiste.

Në vendin e dytë renditet Qazim Laçi me notën mesatare 7.65. Mesfushori dibran hyrë në fushë ndaj Hungarisë duke rikuperuar topa të pafundmë, si dhe gjeti golin e parë me fanellën e Kombëtares në fitoren e thellë 5-0 ndaj San Marinos.

WhatsApp Image 2021-09-09 at 15.22.41

5 lojtarët më të mirë të zgjedhur me notën përkatëse nga portali i specializuar i statistikave ‘SOFA SCORE’

Në vendin e tretë renditet mbrojtësit Berat Gjimshiti me notën mesatare 7.37. Mbrojtësi i Atalantës ishte shtylla e Shqipërisë në fazën defensive në këto 3 ndeshje, duke qenë i palodhur për të markuar kundërshtarin në çdo cep të fushës.

Në vendin e katërt renditet Keidi Bare me notën mesatare 7.25. Mesfushori zhvilloi paraqitje mjaft të mira në fushë, ku teknika e tij i jepte mundësinë Shqipërisë të ishte më zotëruese në mbajtjen e topit dhe të kishte më shumë fantazi në fazën e sulmit.

Në vendin e pestë, por jo pak më i rëndësishmi renditet Nedim Bajrami me notën mesatare 7.2. Mesfushori i Empolit u integrua në Kombëtare menjëherë vetëm pas disa seancave stërvitore, duke qenë një vlerë e shtuar për ekipin e të ardhmes së Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"