Broja mahnit edhe portierin e tij: Në një ditë tjetër ajo gjuajtje do përfundonte brenda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 21:22

Broja mahnit edhe portierin e tij: Në një ditë tjetër ajo gjuajtje do përfundonte brenda

Nuk kanë fund vlerësimet për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar është kthyer thuajse në personazhin kryesor të klubit të Sauthempton edhe pse ka luajtur pak minuta me ekipin si zëvendësues. Listës së atyre që kanë shprehur admirimin për mënyrën se si lojtari po përjeton minutat e parë me këtë klub në Premier Ligë, i është shtuar edhe Aleks MekKarti, portieri i skuadrës së Sauthempton.

broja

“Të gjithë zëvendësuesit që u aktivizuan ndaj Uest Hem ishin të shkëlqyer. Ata ndryshuan rrjedhën e lojës. Kur Armando hyri në lojë, mendoj se ishte në nivel maksimal. Në një ditë tjetër mendoj se ajo gjuajtje do të shkonte në portë, në vend që topi të kthehej përsëri mbrapa. Ishte i pafat që nuk e pa atë gjuajtje të përfundonte brenda, por ka shumë gjëra pozitive të cilave t’u gëzohemi.

Broja është një djalë i mirë, ashtu si Livramento dhe çdo i ri tjetër që ka ardhur. Mendoj se kemi një grup të mirë të rinjsh këtë sezon, ka frymë skuadre. Broja po tregon veten mirë në stërvitje dhe kjo është arsyeja pse ai kishte edhe mundësinë në ndeshje dhe tregoi atë që di të bëjë”, deklaroi portieri i Sauthempton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"