Broja ia hedh paq, gati edhe braziliani Melo. Daja e ka gati formacionin për Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 11:12

Broja ia hedh paq, gati edhe braziliani Melo. Daja e ka gati formacionin për Apoloninë

Mesfushori i Partizanit, Rron Broja, nuk është stërvitur ditën e hënë me pjesën tjetër të skuadrës, gjë që e konfirmoi edhe trajneri Daja në konferencën e tij për shtyp. Por ditën e djeshme, mesfushori ka lënë pas shqetësimet fizike dhe është stërvitur, duke u grumbulluar dhe me ekipin në transfertën fierake. Kalendari i ngjeshur ka ndikuar në problemet te lojtarët, por për Dajën, gatishmëria e Brojës është një plus.

Partizani 5-0

MELO – Jo vetëm Broja, Partizanit i rikthehet një tjetër mesfushor. Uilliam Kordeiro Melo është më në fund gati për trajnerin Daja dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë mesfushori brazilian, pasi ka shkruar në faqen e tij zyrtare në “Instagram”: “Jam rikthyer!” Melo ka udhëtuar së bashku me pjesën tjetër të skuadrës në Fier, aty ku Partizani përballet me Apoloninë pritëse, për sfidën e vlefshme të javës së katërt të Superiores.

FORMACIONI – Me rikthimin e Melos dhe me Brojën që nuk rrezikon ta humbasë sfidën kundër Apolonisë, alternativat në mesfushë janë shtuar te Partizani. Me shumë gjasa, trajneri 54- vjeçar do të spostojë Bardhin në një nga krahët e sulmit ose do të ulë sërish në stol Koten. Gjithsesi, me Melon që sapo është rikthyer, nuk përjashtohet mundësia që braziliani ta nisë nga stoli sfidën.

FOR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"