Broja i paprekshëm te Çelsi, pronari ka një “plan amerikan” për sulmuesin e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 20:41

Broja i paprekshëm te Çelsi, pronari ka një “plan amerikan” për sulmuesin e Shqipërisë

Armando Broja është diskutuar gjatë si një nga emrat që do të sakrifikohet gjatë verës nga Çelsi. Por pronari i klubit londinez, Tod Bohli, e mendon ndryshe dhe duket se sulmuesi shqiptar është i paprekshëm për të. Jo vetëm kaq, por me sugjerimin e pronarit, klubi ka menduar që të rinovojë kontratën e futbollistit.

proja

Mediat britanike kanë shkruar prej ditësh për tentativën e Çelsit për të firmosur një marrëveshje të re me lojtarin. Por tashmë insistohet se plani i Bohli është që të shndërrojë Brojën, bashkë me Ris-Xhejms dhe Maunt në liderët e politikës së re të klubit me talentet që dalin nga akademia.

Këtyre të fundit do u propozohet rinovimi sipas modelit amerikan, ku kontratat nuk janë pesëvjeçare siç ndodh rëndom në Europë, por shtatëvjeçare. Edhe emrat e fundit si Kukureja dhe Çukuemeka të cilët firmosën me klubin, kanë marrëveshje që u përfundojnë pas 6 vitesh.

Ndërsa të rinjtë që dolën nga akademia blu., mendohet se do të kenë së shpejti para tyre një kontratë 6 vjeçare me të drejtën e zgjatjes së saj edhe për 12 muaj të tjerë. Kështu klubi do të jetë i sigurt se ata do të jenë nën kontratë në periudhën më të mirë të karrierës së tyre dhe nuk rrezikon t’i shpëtojnë nga duart pikërisht kur kanë filluar shpërthimin e formës maksimale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"