Broja i papërmbajtshëm, shënon golin e avantazhit për Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2019 | 14:09

Broja i papërmbajtshëm, shënon golin e avantazhit për Çelsin

Armando Broja duket se nuk ka ndërmend të ndalet së shënuari, këtë sezon me Çelsin e 18-vjeçarëve. broja

Sulmuesi shqiptar i ka dhënë avantazhin skuadrës londineze, në ndeshjen që po zhvillojnë kundër moshatarëve të Aston Vilës. 17-vjeçari ka shënuar në minutën e 17’ të ndeshjes, duke e dërguar skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Për Brojën ky është goli i pestë për këtë sezon me Çelsin, pasi më parë ka shënuar 2 gola përballë Arsenalit dhe një dopietë tjetër kundër Uest Hemit.

Shqiptari po kalon një formë të shkëlqyer dhe shpreson se me paraqitjet e tij do të tërheqë vëmendjen e Lampard, për ta thirrur në skuadrën e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"