“Broja duhet të thirret nga Kombëtarja A”, Rudi Vata: E trishtueshme të shohësh kaq pak tifozë në Shkodër!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 18:55

“Broja duhet të thirret nga Kombëtarja A”, Rudi Vata: E trishtueshme të shohësh kaq pak tifozë në Shkodër!

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Rudi Vata, komentoi në vigjilje sfidën mes ekipeve 21-vjeçare të Shqipërisë e Anglisë.

rudi vata

Në mikrofonin e “Rtsh”, Vata ishte i mendimit se sulmuesi i të rinjve të Çelsit, Armando Broja duhej të ishte në dispozicion të Shpresave, ndërsa u shpreh se është e trishtueshme që në stadiumin e Shkodrës gjenden vetëm 500-600 tifozë për këtë sfidë.

“Është një skuadër shumë potente, por sot jemi në fushën tonë. Janë të fortë ekipi jonë besoj, për të përballuar Anglinë. Broja do ishte shumë i rëndësishëm për 21-vjeçarët sot. Mendoj se ai beson edhe një shans në ekipin A. Gjithsesi, stafi ka menduar që të aktivizohet me ekipin U-19. Ai humbet një ndeshje të madhe edhe për karrierën e tij. Të luash ndaj Anglisë, qoftë 21-vjeçarë, apo ekipi A, nuk të jepet shansi shpesh. Këto ndeshje të rrisin edhe reputacionin.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm në fushë, dhe të kujdesshëm në mbrojtje. Besoj se do luajmë në mbrojtje. Anglezët njihen për agresivitetin dhe manovrën sulmuese. Anglia besoj se do jetë agresive në të gjitha repartet. Këta djem kanë një të ardhme të madhe përpara. Janë ndeshje të rëndësishme në karrierën e tyre, dhe mund t’i rrisin në aspektin fiziko-taktik. I japin adrenalinën që çdo lojtar ka nevojë. Futbolli besoj është profesioni më i bukur që ekziston, dhe tani e kanë në dorë të bëhen lojtarë të mëdhenj e të luajnë në ekipe të mëdha. Tifozët në Shkodër? Stadiumi është thuajse bosh, është e trishtueshme. Të vjen kur mendon si kanë punuar me marketingun. Tifozët sikur janë ftohur. Mbaj mend që kemi luajtur me 21-vjeçarët më para, dhe e kemi pasur stadiumin plot. Tani është e trishtueshme kjo situatë. Ka vite që shkodranët që janë pak të pakënaqur me futbollin në përgjithësi. Mund ta kenë braktisur futbollin edhe për hallet e tyre në jetën sociale” – u shpreh Rudi Vata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"