Broja & Co shpërdoruan shumë, Poter: I zhgënjyer për pikët por jo për lojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2022 | 0:00

Broja & Co shpërdoruan shumë, Poter: I zhgënjyer për pikët por jo për lojën

Graham Poter shpresonte të debutonte me një fitore në pankinën e Çelsit, por trajneri i ri i bluve dukej disi i kënaqur edhe më barazimin 1-1 ndaj Salcburgut në Ligën e Kampioneve. Pas sfidës së mbyllur me shifrat 1-1, ai shpjegoi se ekipi kishte bërë mirë në disa pjesë të lojës, por i kishte munguar pak qetësi para portës.

poter

“Jemi të zhgënjyer me rezultatin në fund, mendoj se djemtë dhanë gjithçka. E bënë me të vërtetë. Ata sulmuan mirë. Shënuan një gol të mirë. Humbën pak ritëm gjatë pjesës së dytë por u përgjigjën mirë përsëri, portieri i tyre bëri disa pritje të mira.

Ndaj në përgjithësi, jemi të zhgënjyer me rezultatin, nuk ishte e thënë të ndodhtë për ne sot. Nuk është e thjeshtë të kontrollosh Salcburgun dhe mënyrën se si luajnë, duhet vlerësuar kjo. Por në kontrolluam pjesën e parë dhe shkuam në sulm shumë shpesh, kishim disa mundësi që nuk i shfrytëzuam mirë, por ndaj një skuadre në Ligën e Kampioneve nuk do jetë e thjeshtë që ta hapësh.

Por mënyra se si djemtë dhanë gjithçka ishte fantastike, sjellja ishte e shkëlqyer, personaliteti gjithashtu, ndaj do të përmirësohemi. Është e pamundur të kontrollosh një ndeshje në 90 minuta, dhe në periudhën që nuk e bëmë një gjë të tillë, ata shënuan. Kjo është një pikë ku duhet të përmirësohemi. Është gjithmonë bezdisëse kur pëson gol, por në përgjithësi paraqitja jonë mbrojtëse ishte e mirë. Është një pikë, duhet ta pranomë. Asnjë ankesë, përtej faktit që nuk morëm tre pikët”, tha Poter pas përfundimit të ndeshjes për “BT Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"