Briken Calja reagon : I trefishtë në ar dhe i zhgënjyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2018 | 18:54

Briken Calja reagon : I trefishtë në ar dhe i zhgënjyer

Në një reagim të gjatë të postuar në rrjetet sociale, Briken Calja ka shprehur zhgënjimin e tij se gjithë instutucionet shtetërore e kanë lënë vetëm. Kur ai u kthye në Rinas, mbasi ishte shpallur kampion i trefishtë i Europës, askush nuk doli ta priste pasi i druheshin përsëri dopingut.

briken calja
Calja në atë kohë siguroi se ishte i pastër. Mesa duket ashtu ka ndodhur psi të gjitha afatet e përgjigjeve të testeve të dopingut ka kaluar, dhe skemi pasur asnjë sinjalizim për të. Calja ndihet gjithashtu i zhgënjyer sesi u bëhet jehonë të tjerëve dhe jo një vendasi që është kampion Europe. Më poshtë reagimi i tij i plotë.
calja

ÇDO TË THOTË TË JESH KAMPION I TREFISHTË ABSOLUT I EVROPËS?!

Përmes vuajtjeve, stërmundimeve, djersës së derdhur, dhe ëndrrave të një jete realizova triumfin historik për vendin tim, Kampion i trefishtë në ar i Evropës.

Midis emrash dhe legjendash të peshëngritjes shqiptare arrita të gdhend emrin tim krah tyre dhe historisë e këtij sporti. 
I kam dhënë shumë këtij sporti dhe këtij vendi pa marrë të njëjtën përgjigje nga ata që jetojnë e përfaqësojnë këtë vend, shoqëri, media apo përfaqësues qeveritarë.

Prapë vazhdova i vetëm, me ëndrrat nën vete, i fortë dhe i palëkundur
.
Edhe sot, kur çdo afat i përgjigjeve antidoping ka mbaruar dhe vërtetohet që asnjë gram i çfarëdo substance të ndaluar nuk ka prekur në trupin tim prapë indiferenca ndaj meje dhe suksesit historik të Bukureshtit qëndron stoike.

Media vazhdon të flasë për sukseset yjeve të huaj duke harruar ata që i dhanë krenari këtij vendi që rrallë herë është dalluar për dominime absolute në çfarëdo lloj fushe qoftë.

Prapë do të vazhdoj i vetëm, me ëndrrat nën vete, i fortë dhe i palëkundur.

Në momentin që preka tokën shqiptare, edhe pas zhgënjimeve të panumërta nga instancat qeveritare prapë besoja se e meritoja të paktën një pritje të denjë nga ata që e përfaqësojnë këtë vend por më kot.
Gjithsesi, unë e mora pritjen që doja nga njerëz që më vlerësojnë.
Doja të falenderoja të vetmit që më kanë mbështetur, pritur dhe përgëzuar duke filluar nga familja ime, Cufo Fitness, Mojo Production, Kreshniku, Dashamir Xhika pa harruar dhe Bashkinë e Cërrikut dhe Bashkinë e Tiranës.

Besoj se heronjtë e vërtetë të këtij vendi nuk janë ato që dalin përditë dhe propagandojnë qëllimet e tyre po jemi ne, që me përpjekjet dhe arritjet tona ngremë lart flamurin kombëtar, flamurin e këtij vendi me 1001 probleme por krenar në zemër.

I trefishtë në ar, dhe i zhgënjyer.
Ja çdo të thotë të jesh kampion absolut i Evropës.

Briken Calja

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"