Briken Calja flet si kampion Evrope: Jam i pastër, rrini të qetë! Keqardhje që nuk më priti njeri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2018 | 14:39

Briken Calja flet si kampion Evrope: Jam i pastër, rrini të qetë! Keqardhje që nuk më priti njeri…

Është kthyer në Rinas me një sukses të trefishtë, kampioni i Europës në peshëngritje, Brikan Calja.

caljaaaa

Ai në një intervistë për “Top Channel” është shprehur i zhgënjyer se askush nuk ka shkuar atje ta presë nga institucionet shqiptare. “Këtu nuk është askush për të më pritur. Asnjë zyrtar, asnjë përfaqësues institucioni, kjo sepse të gjithë i tremben dopingut. Unë kam zhvilluar 2 teste, kështu që të rrinë të qetë të gjithë” u shpreh Calja.

calja
Më tej ai komentoj dhe suksesin:” E gjitha ka ardhur falë punës sime. Ishte moment mbresëlënës kur dëgjova himnin kombëtar . Gabimet që janë bërë në të kaluarën kur u dënova për doping nuk kanë ardhur për shkakun tim. Ishte një medikament që përdora dhe nuk e dija që ishte e ndaluar. Kjo erdhi sepse nuk kisha as fizioterapist e as mjek. Gjithsesi të shohim përpara” përfundoi kampioni i trefishtë i Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"