“Brexit”, Mesi dhe Ronaldo mund të ndalohen të shkelin në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 12:01

“Brexit”, Mesi dhe Ronaldo mund të ndalohen të shkelin në…

Kuiton Fortjun e kishte thënë disa muaj më parë se e vetmja mënyrë që Lionel Mesi mund të ndalet është që të mos futet në Angli. Ish-lojtari i “Djajve të kuq” ndoshta nuk e kishte menduar kurrë që me batutën e tij do të ishte shndërruar në një profet. MESI MANE

Është e vërtetë që Leo Mesi mund të rrezikojë të futet në Angli, nëse këta të fundit vendosin të dalin nga Europa. Sipas ligjit që do të ketë Britania, “Pleshtit” do t’i duhet një leje speciale për të shkelur në këtë territor, në rast se Barcelona do të përballet me ndonjë skuadër angleze në Ligën e Kampioneve. Diçka të tillë e ka shpjeguar Endrju Osborn, avokat ekspert i temave të emigracionit.

DËNIMI – Gjithçka lind nga fakti që Leo Mesi, ashtu si shumë kolegë të tij, ka pasur probleme me evazionin fiskal spanjoll dhe është dënuar. Drejtësia iberike ka vendosur 21 muaj burg për kapitenin e Barcelonës, por ajo kohë është shumë e pakët për ta çuar pas hekurave Mesin dhe është shndërruar në një gjobë. Megjithatë, mbetet një dënim penal për “Pleshtin”. Deri tani, Leo nuk ka pasur probleme për të udhëtuar në Angli, sepse ka pasaportën spanjolle dhe rezulton një komunitar.

Qytetarët e Bashkimit Europian mund të futen në Angli, edhe pse kanë një dënim penal, por vetëm që ky krim të mos jetë i dhunshëm. Por, nëse vjen “Brexit”, do të ndryshojë gjithçka. Në këtë pikë lehtësirat për komunitarët nuk do të ekzistojnë më. Kështu që, Mesi, ashtu si Kristiano Ronaldo (edhe ai i dënuar në Spanjë) do të gjenden në një pozitë aspak komode dhe do të konsiderohen persona non grata për t’u futur në Mbretërinë e Bashkuar. kristiano ronaldo

PROBLEMET – “Ka shumë futbollistë të njohur që kanë kryer vepra penale për shkak të evazionit fiskal. Deri tani nuk janë shqetësuar për këtë aspekt, sepse kishin pasaporta komunitare. Por, pas ‘Brexit’ ekziston mundësia që të mos futen në Angli. Pas ‘Brexit’ askush nuk mund shkelë në Angli, nëse është dënuar më parë. Kjo mund t’u sjellë shumë probleme skuadrave që luajnë në Ligën e Kampioneve, por sigurisht që do të ketë leje ekstra”, ka thënë Osborn. Shumë e vështirë për të imagjinuar një Siti-Barcelona pa Leo Mesin apo një Liverpul-Juventus pa Kristiano Ronaldon. Por ligji është ligj…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"