“Bregun e morëm mbipeshë, na dha fitoren që ndeshjen e parë”, ish-drejtori i Luftëtarit: Klubi gaboi në merkatot e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2020 | 22:30

“Bregun e morëm mbipeshë, na dha fitoren që ndeshjen e parë”, ish-drejtori i Luftëtarit: Klubi gaboi në merkatot e verës

Ish-drejtori i Luftëtarit Gentian Nora rrëfeu se si Luftëtari u kthye në një nga ekipet më të mira të Kategorisë Superiore përpara disa vitesh.
Nora
Në lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, Nora tregoi dhe historinë se si klubi gjirokastrit siguroi Dejvi Bregun në një periudhë të vështirë për vlonjatin pasi vinte nga një dëmtim i rëndë dhe ende nuk po gjente dot skuadër në vitin 2016.

dejvi bregu
“Blerja e Dejvi Bregut –
Po e nis me historinë e Bregut se ajo e Abazajt dhe të tjerëve është bërë publike. Me Bregun ka qenë punë guximi dhe fati. Bregu ka ardhur kur ne ishim në kategorinë e parë kur ne po përballeshim me Lushnjën.  Ata njiheshin si një ndër skuadrat më të forta dhe luhej shumë futboll i ashpër fizik në fushën e tyre. Bregu kishte qenë në provë në Izrael, më duket pastaj dhe te Vllaznia. Po mbyllej merkatoja dhe kishte vështirësi të gjente skuadër. Po haste vështirësi të gjente ekip, ishte pak mbipeshë pasi kishte kaluar një dëmtim të rëndë në këmbë . U afrua në skuadër dhe atëherë trajner ishte Mustafa Hysi. Me tre ditë stërvitje në fushë, pasi e pa në stërvitje, në një mbledhje me drejtuesit Hysi tha se do ta aktivizonte Bregun që këtë javë. Ne ngelëm të habitur dhe ai e aktivizoi 30 minuta nga fundi i ndeshjes kur rezultati ishte 0-0 dhe Bregu shënoi në minutën e 93-ë gol me goditje dënimi.
Luftetari55
Projekti i Luftëtarit – Mënyra sesi u rindërtua ajo skuadër unë kam këtu bllokun e shënimeve këtu që tani që e shikoj janë me shkrim dore dhe më duken disi qesharake dhe më ngjall shumë nostalgji kjo pjesë por dua t’i lexoj disa gjëra që donim të bënim si masa . E para ishte që ne donim të eksperimentonim pasi ishte e vetmja mënyrë që ne të bënim diferencën me klubet që ngjiteshin nga kategoria e parë rrëzoheshin duke përfshirë edhe Luftëtarin, sa herë ngjitej nuk kalonte një vit dhe për këtë menduam të merrnim disa masa për ta organizuar klubin disi ndryshe duke filluar me atë që gjithmonë i largojnë trajnerët në të gjitha skuadrat e Superligës i largojnë brenda 2 ose 3 muajsh sipas rezultateve kështu që vendosëm te zgjidhnim një trajner që ti jepnim besim të plotë që ti zgjaste kontrata të paktën për një vit ashtu siç zgjati pavarësisht se kontrata ishte per dy vjet dhe ai pati oferta dhe u largua por të paktën këtë e realizuam. E dyta ishte të ndryshonim komplet modelin e kontratave dhe këtë e bëmë duke hequr atë pagesën që i bëhet në dorë. Po më lejoni te vazhdoj edhe pak dhe pastaj do t’ju përgjigjem çdo lloj pyetjeje. Më pas vendosëm të ndryshonim strukturën e kontratave, që më para jepej një sasi në dorë dhe më pas plotësohej, kështu që vendosëm të paguheshim me rroga te cilat i ulëm jashtë mase duke i krijuar një kosto që të përballohej dhe që lojtari të mos gënjehej e të mos paguhej. Këto kontrata u bënë të gjitha 3-vjeçare.
Futbollistet e Luftetarit
Arsyet dhe përgjegjësit e dështimit të Luftëtarit – Përgjegjës janë të gjithë ato që kanë qenë pjesë e Luftëtarit, sidomos drejtuesit teknik, flas për drejtorat sportiv dhe të gjithë që kanë pasur role që mund të merrnin vendime të ndryshme. Goditja më e madhe ka qenë periudha e merkatove të verës, për fat të keq, unë kam qenë i larguar në të treja rastet. Gjithmonë e kam gjetur ekipin me lojtarë që janë larguar brenda 4-5 javësh. Kanë qenë lojtarë që nuk e justifikonin fare prezencën në atë ambient dhe nuk ishin as në nivelin e Superligës. Më shumë po flas për trajnerët dhe lojtarët e huaj që kanë dhënë goditjen më të mëdha në aspektin sportiv dhe nga ana ekonomike kanë ndikuar disi tek ekipi. Përsa i përket menaxhimit të klubit nga ana ekonomike kjo është pjesë e kompanisë që e menaxhon dhe ata e dinë vetë atë punë sesi i ka ecur mirë apo keq”, përfundoi ish-drejtori i Luftëtarit Gentian Nora.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"