Bregu: Tiranën e mundim për tifozët, ja pse jemi ambientuar kaq shpejt te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 19:33

Bregu: Tiranën e mundim për tifozët, ja pse jemi ambientuar kaq shpejt te Skënderbeu

Dejvi Bregu, futbollisti i Skënderbeut, doli ditën e sotme para mediave, për të folur për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës, por edhe atë të fundit ndaj Flamurtarit.

djevi bregu

BREGU SI VLONJAT – “Ishte një ndjesi tjetër pasi luaja në shtëpinë time ndaj Flamurtarit, por që nuk do të thotë asgjë, pasi isha protagonist në golin e dytë, dhe u ndjeva shumë mirë. E prisnim, pasi ishte më shumë një lojë nervash, dhe në fund fituam ne.”

RRITJA E SKËNDERBEUT – “Ambienti në Korçë është shumë i lirshëm ndaj lojtarëve, dhe kjo na jep një marsh më shumë të gjithëve. Edhe besimi i trajnerit ndaj çdo lojtari, sidomos ndaj të rinjve, është kryesor. Më bëhet qejfi, pasi pjesa kryesore e ekipit na kanë ndihmuar.”

NDAJ TIRANËS – “Me Tiranën luajmë vetëm për fitore. Pa tifozë do të jetë e vështirë, pasi në fund të fundit luajmë për ata, por shpresoj që edhe fitoren ta kemi për ta.”

SITUATA E LUFTËTARIT – “Ndihem keq për atë situatë. E kam thënë që në Gjirokastër jam ndjerë si në shtëpinë time, dhe atë ekip e kam në zemër. Shpresoj që klubi dhe lojtarët të dalin nga ajo situatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"