Bregu refuzon Flamurtarin, ja prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 14:55

Bregu refuzon Flamurtarin, ja prapaskenat

Mesfushori vlonjat Dejvi Bregu, ka refuzuar Flamurtarin, edhe pse oferta e mbërritur drejt Luftëtarit ishte plot 150 mijë euro. 22-vjeçari vendosi t’i qëndrojë besnik skuadrës gjirokastrite, duke iu mbyllur derën të gjitha ekipeve shqiptare. E vetmja mundësi lëvizje është jashtë Shqipërisë.

Dejvi Bregu

Luftëtari pritet t’i ofrojë Bregut rinovimin e kontratës, pasi vlonjatit i skadon në qershorin e vitit 2018. Në rast të kundërt mesfushori mund të lëvizë me parametra 0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"