Bregu “qan” rastet e humbura: Me Kukësin meritonim fitoren, nuk na rrezikuan asnjëherë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 12:15

Bregu “qan” rastet e humbura: Me Kukësin meritonim fitoren, nuk na rrezikuan asnjëherë

Dejvi Bregu “qan” rastet e humbura. Vlonjati, në një deklaratë të dhënë pas ndeshjes, u shpreh i kënaqur me lojën, ndonëse mendon se meritonin fitoren.

dejvi bregu

“Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe na ka munguar vetëm goli. Besoj se meritonim të merrnim më shumë në ndeshjen e sotme. Kemi pasur shumë raste për shënim, por nuk kemi arritur t’i konkretizojmë si duhet edhe për shkak të meritave të portierit kundërshtar. Gjithsesi, i meritonim tri pikët sepse kundërshtari nuk na rrezikoi asnjëherë. Ishte në tërësi ndeshja jonë më e bukur. Treguam se nuk na mungojnë cilësitë dhe nëse vazhdojmë kështu, mund të bëjmë shumë gjëra të mëdha. Tani duhet ta lëmë pas këtë takim dhe të mendojmë për Partizanin. Do të jetë një tjetër ndeshje impenjative, që kërkon maksimumin”, u shpreh sulmuesi i Skënderbeut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"