Bregu nuk preferohet tek gjirokastritët, ja si pritet të rreshtohet Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 16:29

Bregu nuk preferohet tek gjirokastritët, ja si pritet të rreshtohet Luftëtari

Luftëtari do të kërkojë sot t’i bëjë një mbyllje me nder pjesëmarrjes për herë të parë në Ligën e Europës. Pas humbjes 5-0 në Letoni, shanset për kualifikim janë thuajse zero, por gjithsesi trajneri Millosh Kostiç e ka përgatitur skuadrën gjatë javës me idenë për të tentuar përmbysjen.

luftetari

Dy janë lëvizjet që ai ka bërë, në ndryshim nga ndeshja e parë kundër Ventspils. Vendin e Xheksonit në krahun e majtë e ka marrë Donald Rrapo, ndërsa në mesfushë do të luajë Maldin Ymeraj dhe jo Dejvi Bregu. Paraqitja e vlonjatit në ndeshjen e parë nuk e ka bindur trajnerin slloven, që ka vendosur ta ulë në stol yllin e Luftëtarit të tri sezoneve të fundit.

Në fakt, Bregu do të largohet nga gjirokastritët menjëherë pas kësaj ndeshjeje, sepse është nën kontratë me Skënderbeun dhe gjasat janë të qëndrojë me korçarët.

luftetari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"