Bregu: Nuk pendohem që s’kam ikur nga Skënderbeu, e ardhmja ime në dorën e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 0:15

Bregu: Nuk pendohem që s’kam ikur nga Skënderbeu, e ardhmja ime në dorën e klubit

Sulmuesi i Skënderbeut Dejvi Bregu e la të hapur mundësinë që në fund të sezonit të largohet nga bardhekuqtë.

Skenderbeu-Partizani Bregu Taipi

Në studion e “Proçesit Sportiv”, 24-vjeçari ndihet më se i kënaqur që luan për klubin korçar, pavarësisht se UEFA e ka përjashtuar nga aktivitetet ndërkombëtare skuadrën korçare për 10 vite.

“Festimi kundër ish-skuadrës së tij Flamurtari – Më bëhet gjithmonë e njëjta pyetje. Goli dhe festimi janë momentalë. Goli erdhi në minutë 90. Ishte ndeshje e vështirë. Me ta (Flamurtari) kam mbaruar punë , por i jam mirënjohës Flamurtarit për çfarë më kanë dhënë.

dejvi bregu
Luan për Skënderbeun në një periudhë të vështirë – Nuk pendohem që s’kam ikur. Është nder dhe krenari që një klub që i dha tonin futbollit më bleu nga Luftëtari. Ata  erdhën me projekt më të qartë. Bisedova me presidentin dhe u vendos gjithçka.

E ardhmja – Në merkato thuhet se do të ikin të gjithë. E lë në dorë të klubit. Shpresoj të bëhet më e mira dhe për mua dhe për klubin”, përfundoi futbollisti i Skënderbeut Dejvi Bregu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"