“Bregu ka cilësi për të luajtur në Suedi”, Aliti flet për ofertat dhe Skënderbeun: Nuk mora atë që prisja, uroj të fitojnë titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 0:33

“Bregu ka cilësi për të luajtur në Suedi”, Aliti flet për ofertat dhe Skënderbeun: Nuk mora atë që prisja, uroj të fitojnë titullin

Ish-futbollisti i Skënderbeut Fidan Aliti nuk komentoi shortin e Kosovës për Ligën e Kombeve ku janë vendosur së bashkë me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

aliti
Për “Zona Gol”, mbrojtësi i Kosovës shtoi se po mendon për takimin e rëndësishëm të 26 marsit kundër Maqedonisë së Veriut, sfidë e cila luhet në kuadër të prerjes së biletës për të marrë pjesë në EURO 2020.

“Shorti i Kosovës në Ligën e Kombeve – Të flasim tani për të është pak herët. E kam parë shortin e Kosovës. Kam patur mendime të shkurtra, pastaj nuk jam menduar shumë për këtë. Po mendojmë për Maqedoninë, duam të mendojmë kualifikimin.

Ndeshja me Maqedoninë – Janë një kombëtare me eksperiencë, kanë individë të fortë. E di që nuk bëhet lehtë. Do të jetë takim me emocione. Është e rëndësishme si ndeshje dhe shtetin, federtën tonë”, u shpreh futbollisti i Kalmarit Fidan Aliti.

fidan aliti
Më tej mbrojtësi i Kosovës Fidan Aliti zbuloi për “Zona Gol” se refuzoi një ofertë të ardhur përpara disa kohësh. Ai arsyetoi se oferta nuk e kishte kënaqur atë dhe skuadrën e tij Kalmar.

I pyetur për të kalimin e mundshëm të ish-shokut të skuadrës te Skënderbeu Dejvi Bregu në Suedi, Aliti theksoi se futbollisti vlonjat i ka të gjitha cilësitë për të luajtur në futbollin suedez.

Ndërsa për ish-skuadrën e tij Skënderbeu uron që korçarët të fitojnë kampionatin, pavarësisht se ndodhen në distancë prej 12 pikësh nga Tirana.

Oferta për të ardhmen – Kam pasur oferta, nuk ishte ajo që prisja, nuk isha shumë i kënaqur. Duhet të jetë dhe klubi i kënaqur. Jam i kënaqur këtu te Kalmari. Duhet të vijë njëofertë shumë e mirë.

Përballje në Kupën e Suedisë kundër AIK-ut të Jasir Asanit –
Do të jetë ndeshje shumë e bukur me Asanin. Edhe me barazim kalojmë në çerekfinale. Do ta kenë të vështirë me ne.

ASANI

Skënderbeu – Atë vit që ika, u larguan shumë futbollistë. Kam shumë respekt pr familjen Takajn dhe Skënderbeun. Uroj të dalin kampion sivjet. Nuk i dihet kurrë futbollit.

Skenderbeu

Bregu te Kalmari – Ka shumë kualitet. Pse jo?! Ka cilësi për të luajtur në Suedi. Nuk e di situatën e tij”, përfundoi Aliti.

Dejvi Bregu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"