Bregu është gati për Tiranën, dilema e madhe e Skënderbeut mbetet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2020 | 10:07

Bregu është gati për Tiranën, dilema e madhe e Skënderbeut mbetet…

Mes mungesash dhe dilemash Skënderbeu do të udhëtojë në transfertën e së shtunës në kryeqytet ndaj Tiranës. Lajmi i mirë për të besuarit e Ilir Dajës është fakti se Dejvi Bregu do të jetë i gatshëm në këtë ndeshje. 

dejvi bregu

Vlonjati ka lënë pas problemet dhe nga dje është bashkuar me ekipin në seancën stërvitore duke dhënë sinjale rikthimi dhe kalimi të problemeve.

avdyli krasniqi

Në dilemë të madhe mbetet prania e Blerim Krasniqit në këtë ndeshje. Sulmuesi ende vijon i diferencuar pjesërisht por në kampin bardhekuq janë të vendosur që të presin deri në momentet e fundit për të parë nëse do ia dalë apo jo për  të qenë i gatshëm nën urdhrat e trajnerit Daja.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"