Bregu: Do e ndjek ndeshjen e Partizanit me Luftëtarin, iu uroj fitoren shokëve të mi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 16:42

Bregu: Do e ndjek ndeshjen e Partizanit me Luftëtarin, iu uroj fitoren shokëve të mi

Ka përfunduar ndeshja midis Kamzës dhe Skënderbeut me fitoren e këtyrë të fundit. Ndërsa pas ndeshjes foli dhe lojtari Dejvi Bregu i cili tha për “Supersport”:

bandicam 2018-10-21 16-36-00-487

Supergol sot. Sa të ka munguar dhe kujt ia ke dedikuar?

Më ka munguar sepse ka pas një periudhë që kam qenë i mërzitur. Këtë gol dua t’ja dedikoj prindërve për mërzitjen që ia solla nga problemet e mia.

Përqafimi me Shehin, i ka sheshuar mosmarrëveshjet?

Unë me presorin kemi qeshur kur kemi parë atë lajmi. Madje kemi bërë edhe shaka pse nuk ia dhash dorën e djathtë, por të majtën në Gjirkoastër.

Paraqitjet e tua…

Në kaq ndeshje sa kam qenë këtu kam qenë protagonist. Por zëvendësimi ka ardhur me të drejtë nga trajneri pasi kam pasur dhe paraqitje jo të mira.

Do e ndiqni ndeshjen e Luftëtarit?

Noramle që do e ndjek pasi te Luftëtari kam shokët e mi dhe iu uroj rezutlat pozitiv që të na bëjnë edhe një nder neve.

Më mirë të fitojë Partizani apo Luftëtari?

Normale që Luftëtari. Unë iu uroj shokëve të mi jo një pikë, por tre pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"