Bregu dhe Abazaj për herë të fundit në Gjirokastër, Luftëtari do ta kthej në festë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 13:21

Bregu dhe Abazaj për herë të fundit në Gjirokastër, Luftëtari do ta kthej në festë

Luftëtari nga dje ka nisur përgatitjet, por këtë herë në parketin e Pallatit të Sportit, pasi reshjet e dendura të shiut në Gjirokastër e kanë penguar skuadrën të zbresë në fushë. Ndaj Skënderbeut të shtunën është përballja e fundit e Luftëtarit në Gjirokastër për këtë sezon dhe shanset janë që të sigurohet Europa, gjithnjë duke u varur edhe nga kombinimi i rezultateve të Laçit dhe Partizanit ndjekës.

Lejdi Licaj - Albano Aleksi
Takimi me korçarët është i fundit për Kristal Abazajn dhe Dejvi Bregun përballë tifozërisë gjirokastrite. I pari do të shkojë në Belgjikë pas përfundimit të sezonit, duke vijuar karrierën me Anderleht, ndërsa vlonjati varet nga fati i Skënderbeut, nëse merr ose jo pjesë në Europë. Bregu ka nënshkruar me korçarët një parakontratë në janar, por nuk është çudi që nëse Skënderbeu mbetet jashtë pjesëmarrjes, vlonjati të luajë në Europë me Luftëtarin. “Ndihem i lodhur momentalisht, por shpresoj se do të jem pjesë e formacionit në ndeshjen me Skënderbeun. Të mbyllësh aventurën me Luftëtarin me fitore ndaj Skënderbeut është kënaqësi. U jam mirënjohës të gjithëve te Luftëtari, duke filluar nga shokët e skuadrës, drejtuesit, trajnerit dhe tifozët”, ka thënë dje Abazaj.

bregu-abazaj
Lejdi Liçaj – I rikthyer në radhët e Luftëtarit në merkaton e janarit, Lejdi Liçaj u bë shumë shpejt një element shumë i rëndësishëm në formacionin bluzi. Ai është i bindur se mbyllja e sezonit do të kurorëzohet me pjesëmarrjen në Europë. “Luftë- tari është ekipi për t’u vlerësuar dhe marrë në konsideratë. Të vjen keq kur nga specialistë të ndryshëm, Luftëtari anashkalohet dhe s’merret si objekt për t’u diskutuar. Është koha për të shpalosur cilësitë tona më të mira ndaj dy rivalëve me objektiva të mbyllura. Kjo s’do të thotë se do të flemë mbi dafina. Përkundrazi të jemi të përgjegjshëm në çdo situatë. Me mbështetjen e tifozërisë në ndeshjen ndaj Skënderbeut, besoj dhe shpresoj deri në fund se do të jemi pjesë e skuadrave pjesëmarrëse në Ligën e Europës”, deklaroi Liçaj. Ndërkohë, në përballjen e së shtunës, me përjashtim të Eduart Rrocës të dëmtuar, të tjerët janë gati. Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"