Brdariç thumbon Herald Markun: Më duket i mërzitur se nuk është më te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 21:28

Brdariç thumbon Herald Markun: Më duket i mërzitur se nuk është më te Vllaznia

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Bardariç duke folur për RTSH ka lëshuar një deklaratë thumbuese kundrejt një  ish-lojtari të tij, Herald Markut që ndodhet tek Partizani duke u shprehur se në një bisedë me të e kishte kuptuar që ishte i mërzitur pas largimit nga shkodranët.

bandicam 2021-09-13 21-23-33-270

“Kam folur me Herald Markun dhe mendoj se ai është pak i mërzitur se nuk është më te skuadra jonë se ai e shikon dhe e di se si është të jesh pjesë e skuadrës tonë

Sepse ishte diçka e mrekullueshme se si investuam në fitoren ndaj Laçit. Më pëlqeu dëshira, uria e skuadrës dhe ishte e rëndësishmë që ne ta fitonim atë ndeshje”.

Keni ndonjë peng nga largimi i lojtarëve?

“Para së gjithash jam i kënaqur që kemi këtë skuadër, nuk është rezultati më i mirë që arritëm, por ne kishim të njëjtin rezultat si Teuta, kishim një numër pikësh, fituam Kupën. Jam krenar për atë që arritëm, lojtarët që  ishin me ne vitin e shkuar dhanë shumë dhe ishin pjesë e këtij suksesi, por tani është kohë tjetër dhe mendoj se duhet të flasim për lojtarët që janë në skuadrën tonë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"