Brdariç pret edhe një “pykë”. Nëse Hebaj nuk kthehet në Shkodër, Vllaznia do të marrë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2020 | 13:07

Brdariç pret edhe një “pykë”. Nëse Hebaj nuk kthehet në Shkodër, Vllaznia do të marrë…

Vllaznia nuk ka në plan që ta mbyllë këtu me merkaton. Pasi morën Ismael Dungën, duan edhe një tjetër qendërsulmues. Tomas Brdariç e ka thënë se i duhen dy lojtarë për këtë rol, ndaj edhe klubi po bëhet gati për një tjetër “goditje”. Në planet e tyre janë dy emra, por vetëm njëri do të vijë. Në krye të listës qëndron Rubin Hebaj, me të cilin kanë kontaktuar tashmë.
hEBAJ
Shkodrani që po shkëlqen me Teutën (shënoi gol ndaj Beitar Jerusalemit në turin e parë të Ligës së Europës dhe dopietën ndaj Tiranës për llogari të Superiores), është dëshira e madhe. Atij i mbaron kontrata pas aventurës europiane, e megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në Durrës ta blindojnë. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë kuqeblutë do të mbeteshin “thatë”.

PLANI “B” PËR SULMIN
Marko_Simonovski

Drejtuesit i kanë marrë masat edhe për këtë pjesë. Prej kohësh po bisedojnë edhe me një qendërsulmues maqedonas. Bëhet fjalë për Marko Simonovskin, i cili sezonin e fundit e mbylli te rumunët e Volunatarit. U bë kohë që klubi po mundohet ta bindë, megjithatë kanë ngecur te financat. Kuqeblutë i kanë ofruar afro 4 mijë euro në muaj, ndërsa ai pret dyfishin. Gjithsesi, nuk mund të quhet ende e mbyllur si pistë. Kujtojmë që deri më tani janë afruar 13 futbollistë te shkodranët, ndaj edhe vetë tifozët kanë interes të shohin se cili do të jetë formacioni “tip” i gjermanit të stolit. Miqësoret që kanë planifikuar gjatë qëndrimit në Korçë, do të shërbejnë për të krijuar një panoramë më të qartë edhe për 11-shen.

PARADOKSI ME AKADEMINË
90944016_1579627902203664_3596172723916636160_n

Vllaznia u nis në Korçë, e megjithatë ajo që ra në sy ishte grumbullimi i vetëm një lojtari të dalë nga akademia. Produkti vendës ka mbetur jashtë, të paktën për momentin. Edhe pse në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, u vendos fokusi te zbulimi i talenteve, nën urdhrat e Tomas Brdariçit do të stërvitet vetëm Erald Deda. Futbollisti që është pjesë e ekipit U-19, ka shansin që gjatë kësaj kohe të bindë trajnerin dhe të jetë një alternativë për sezonin 2020-2021. Klubi ndoshta nuk do që të bëjë eksperimente në kampionatin që po afron, ndaj po planifikon që në grup të ketë më shumë përvojë dhe cilësi. Nëse vjet iu dha mundësia që të luanin me kuqeblutë, këtë herë janë lënë jashtë planeve emra si Repaj, Bushaj, Mali, Shkoza apo edhe Smajli.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"