Brdariç me ndryshime, Ramadani me tre mungesa. Ja formacionet e mundshme në Vllaznia-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 14:27

Brdariç me ndryshime, Ramadani me tre mungesa. Ja formacionet e mundshme në Vllaznia-Egnatia

Mungesa e Liridon Latifit për shkak kartonësh, por edhe problemet fizike të mbrojtësit të majtë, Esin Hakaj, kanë detyruar trajnerin Tomas Brdariç të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen e sotme ndaj Egnatias.

EGNATIA VLLAZNIA

Hyrjet e reja në formacion janë pikërisht Darko Bulatoviç dhe Fahrudin Gjurgjeviç. Me Zogoviçin në portë, mbrojtja do të përbëhet nga Gurishta, Adili, Dianje dhe Bulatoviç.

Në mesfushë do të rreshtohen Krymi dhe Jonuzi, ndërsa afër tyre Da Silva. Kandidat për një vend në mesfushë është edhe boshnjaku Mustedanagiç, por Brdariç pritet t’i besojë Da Silvës, pavarësisht polemikave në ndeshjen ndaj Tiranës.

Nga krahët e sulmit do të luajnë Kruja dhe Gjurgjeviç. Ndërsa në majën e repartit ofensiv do të jetë i zakonshmi Aralica, i cili u bë protagonist ndaj Tiranës me shpërdorimin e disa rasteve për shënim.

Demir Imeri humbet mundësinë për t’u përballur ndaj ishskuadrës së tij, Vllaznisë. Fantazisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe është i detyruar të mungojë në takimin e sotëm.

Ndërkohë, trajneri Zekerija Ramadani pritet të mos ketë të gatshëm as brazilianin Eller, i cili u dëmtua në sfidën me Partizanin. Nga ana tjetër, Bruno Telushi, e ka mbyllur sezonin.

VLL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"