Brdariç me “luks” përzgjedhje, krutanët me dy mungesa. Ja formacionet e mundshme në Vllaznia-Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2021 | 12:27

Brdariç me “luks” përzgjedhje, krutanët me dy mungesa. Ja formacionet e mundshme në Vllaznia-Kastrioti

Te Vllaznia “lufta” për një vend në formacion është e madhe, veçanërisht në repartin e mesfushës dhe sulmit.

VLLAZNIA KASTRIOTI 1

Forma e mirë që ka shfaqur së fundmi Mustedanagiç ka bërë që trajneri Brdariç të vendosë në dyshim aktivizimin e boshnjakut tjetër, Heriç.

Të dy janë në balotazh për një vend në mesfushë, ndërkohë që edhe nga krahët e sulmit, Brdariç ka dilema për formën e Da Silvës.

Ardit Hoxhaj është kandidat potencial për ta nisur nga minuta e parë, edhe pse për momentin duket më i avantazhuar për të qenë titullar braziliani.

Vllaznia do të ketë vetëm një mungesë në ndeshjen e sotme dhe pikërisht sulmuesin nga Maqedonia e Veriut, Fahrudin Gjurgjeviç, i cili ende nuk e ka kaluar dëmtimin që pësoi rreth tri javë më parë.

Trajneri Brdariç ka luksin e përzgjedhjes, për më tepër që edhe alternativat janë të shumta dhe në çdo pozicion konkurrenca është e madhe.

Ndërkohë, te Kastrioti ka dy lojtarë që nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Ramadan Ndreu për shkak dëmtimesh.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Damir Gërgiç dhe sulmuesin e krahut, Joan Çela. Pjesa tjetër e ekipit krutan është gati për Ndreun, teksa sot do të luftojnë që të mos dalim pa pikë nga transferta e Shkodrës.

VLL

KS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"