Brdariç: Flamurtari i ka dërguar një sinjal ekipeve të Superiores, ja çfarë do të ndodhë me Latifin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 16:53

Brdariç: Flamurtari i ka dërguar një sinjal ekipeve të Superiores, ja çfarë do të ndodhë me Latifin

Vllzania arriti një fitore tenistike 6-1 përballë Pogradecit ditën e sotme duke treguar ‘’dhëmbët’’ ndaj rivalëve të tjerë që e cilësonin si në krizë.

brdaric 1

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Tomas Brdariç e cilësoi si mjaft të mire paraqitjen e skuadrës së tij ndërsa për kundërshtarin e radhës Flamurtarin u shpreh se ky ishte sinjal që duhet marrë seriozisht çdo ekip.

”Jam shumë i lumtur, mendoj se ishte një paraqitje shumë e mirë në total. Në pjesën e parë treguam fytyrë shumë të mirë, ndoshta pas 6 golave në pjesën e parë, ekipi la ndeshjen pas dore dhe nuk vazhdoi paraqitja në pjesën e parë.

Besimi te talentet e rinj: Jam i kënaqur, treguan paraqitje mjaft solide. Futëm Çobën sepse nuk luajti në ndeshjen me Shpresat e Shqipërisë. Tani do tëë gjykojmë ndeshjen, të shohim dhe të përqendrohemi te takimi i radhës pasi është afër.

Test për Kastriotin: Çdo ndeshje mund ta përdorim për tu përmirësuar, më vjen mirë që shënuam 6 gola. Për fat të keq pësuam atë gol që mund ta evitonim, por ishte ndeshje e mirë dhe të vazhdojmë më tej.

Fitore çliruese: Mendoj se duhet të marrim çdop sfidë për tu rritur më shumë, u thash lojtarëve që ta shijonin ndeshjen pasi luajtëm në një fushë ku mund të luhet futboll. Kjo nuk ishte ndeshje stërvitore, por përgatitore për të shtunën ndaj Kastriotit.

Ndeshja me Flamurtarin: Sigurisht që ishte surprizë, pasi nuk ndodh gjithmonë që në ekip i Kategorisë së Dytë të mposhtë atë të Superiores. Prandaj ky ishte sinjal që ekipet e Superiores duhet të marrë seriozisht çdo kundërshtar dhe sot ne ishim në përqendrimin tonë maksimal dhe dhamë më të mirën.

Çështja Latifi: Për mua është e rëndësishme që çdo lojtar të mësojë nga veprimet e tij. Për mua nuk ishe veprim i mirë, ndoshta pati disi ndikim në ekip, megjithatë mendoj se është djalë i ri me ego dhe dëshirë për të luajtur futboll dhe do të ketë mbështetjen time maksimale për tu përmirësuar në vazhdim”, u shpreh Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"