Brazimi në shtëpi, Shameti: Çdo ekip në fushë di të luaj futboll, Botërori na ka mësuar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 21:09

Brazimi në shtëpi, Shameti: Çdo ekip në fushë di të luaj futboll, Botërori na ka mësuar…

Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi në takimin e parë të Ligës së Kampionëve përballë Valetës, të zhvilluar në “Loro Boriç”. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, kapiteni Shameti tregoi se skuadra nuk luajti siç duhet dhe rrezikoi të ndëshkohej. Gjithsesi shanset janë të barabarta në takimin e kthimin sipas gjirokastritit dhe skuadra duhet të tregohet e kujdesshme.

shameti

“E kam thënë edhe më përpara, çdo ndeshje është e vështirë në Champions. Mënyra se si shkoj loja dhe çfarë duhet të bënim nuk ishte e duhura. Duhet të kemi më shumë kujdes. Mund të shënonim por edhe mund të ndëshkoheshim dhe do ishte shumë e rëndë. Rezultati 0-0 na jep një shpresë për ta parë ndryshe takimin dhe të arrimë kualifikimin atje.

Nënvlerësim ndaj kundërshtarit– Të gjitha ekipet e dorës së dytë luajnë futboll. Këtë e kemi parë edhe në Botëror. Në po e shikojmë dita ditës që skuadrat e mëdha me emër kanë shkuar në shtëpi dhe tani po diskutohet me skuadrat e tjera. Nuk duhet vlerësuar asnjë ekip, unë e kam thënë në konferencë. Kundërshtari ishte i lehtë në letër, por në fushën e lojës dinë të luajnë të gjithë futboll. Një gol në fushën kundërshtare do të ishte shumë i mirë për kualifikimin. Nëse do të pësonin gol do të qe e ndërlikuar çështja e kualifikimit”, u shpreh Shameti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"