Braziliani i shkel syrin Klopit: Dua të luaj për Liverpulin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 14:36

Braziliani i shkel syrin Klopit: Dua të luaj për Liverpulin!

Mesfushori brazilian Zhoao Gomesh ka shprehur haptazi dëshirën për të veshur fanellën e Liverpulit, ndërsa vijojnë zërat për transferimin e tij në “Anfield”.

ZHOAO GOMESH

21-vjeçari i cili aktualisht është pjesë e klubit të Flamengos dhe ka regjistruar më shumë se 100 ndeshje me brazilianët, thotë se është i hapur për një transferim në Europë.

“Liverpuli është një nga skuadrat për të cilat do të luaja. Kam dëshirën më të madhe për të luajtur atje”, tha Gomesh gjatë një interviste për “ESPN”.

“Të luaj në Champions është ëndrra ime më e madhe në futboll”.

Trajneri Jyrgen Klop është në një krizë dëmtimesh në mesfushë këtë fillim sezoni. Çembërlein, Keita dhe më i rëndësishmi Tiago, i hapën shumë probleme teknikut gjerman këtë sezon, duke detyruar “Reds”-at të huazonin Artur Melon nga Juve në orët e fundit të merkatos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"