Braziliani i Partizanit rikthehet pas 7 muajsh: Jam gati!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 21:18

Braziliani i Partizanit rikthehet pas 7 muajsh: Jam gati!

Lukas Kardozo parashikohet të jetë gati për transfertën e Vlorës, duke i dhënë fund kalvarit 7-mujor të dëmtimit. Më 23 prill, lojtari u dëmtua që në start të ndeshjes me Skënderbeun dhe iu desh që të operohet. Për shkak të neglizhencës në fazën riaftësuese gjatë verës në Brazil, u vonua rikthimi i sulmuesit. Gjithsesi, 24-vjeçari është gati për të kontribuar për skuadrën e Gegës, lajm të cilin e ka konfirmuar vetë lojtari.

kardozo

Me fillimin e punës për Flamurtarin, Lukas Kardozo ka postuar në profilin e tij në “Facebook” një foto nga stërvitja. Te komentet, një tifoz e pyet se a do të jetë gati për të luajtur për Partizanin në ndeshjen e radhës me Flamurtarin. Dhe braziliani, me përgjigjen e tij, ka dhënë një lajm të gëzuar për “demat”, pasi rikthimi i tij konsiderohet si një përforcim merkatoje në mes të pjesës së parë të kampionatit. “Po, do të jem gati për ndeshjen e radhës”. Kështu iu përgjigj Lukas pyetjes së një tifozi në profilin e tij në “Facebook”.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"