Gilberto, mes Kukësit e Korçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2014 | 13:30

Gilberto, mes Kukësit e Korçës

GILBERTOPas çdo ecejake në merkato, ka gjithnjë një prapaskenë. Kështu ndodh edhe me brazilianin Gilberto. Ky i fundit ishte gati që të vinte te Tirana, por sa hap e mbyll sytë rriti kërkesën financiare. Arsyeja qëndron në faktin se “në valle” për të kanë hyrë Skënderbeu dhe Kukësi. Korçarët nuk janë ende të qetë në repartin e sulmit, duke qenë se nga skuadra u largua Pejiç (pavarësisht se erdhi Sefa) dhe tanimë po shikojnë mundësinë e afrimit të Gilbertos, natyrisht duke i dhënë shifrën prej 95 mijë dollarë (kujtojmë që vjet paguanin 75 mijë euro Pejiçin, pra pak më shumë se shifra që kërkon braziliani). Ndërkohë, në garë mund të futet edhe Kukësi, kjo vetëm nëse trajneri Agim Canaj nuk do të bindet plotësisht për cilësitë e sulmuesit Ivan Periç, i cili mund të largohet ende pa filluar sezoni nga kjo skuadër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"