Brazili i shtyn stërvitjen, Lushnja e re me 10 lojtarë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2018 | 12:38

Brazili i shtyn stërvitjen, Lushnja e re me 10 lojtarë…

Lushnja e re zbret në fushë. Skuadra ver dhejeshile ka nisur dje përgatitjet për sezonin e ardhshëm që do të luajë në Kategorinë e Parë. Me marrëveshje edhe me lojtarët, ishte rënë dakord që seanca të niste në orën 18:00 që futbollistët të kishin mundësi të ndiqnin ndeshjen e Botërorit mes Brazilit dhe Meksikës. Trajneri Ilir Gjyla dhe kolegu i tij Dritan Cuko kanë zhvilluar një takim me disa futbollistë dhe më pas kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore me ta. Kanë qenë vetëm 10 lojtarë, të gjithë vendës, nga të cilët Alemao Zdrava është rikuperuar pas një dëmtimi të gjatë.

lushnja

Diego Zhuga vjen nga Burreli, Renato Dervishi dhe Dionis Musaku nga Shkumbini, ndërsa Marjus Korreshi, Rediol Ademi, Adriatik Basha, Marko Çela vijnë nga ekipi U-19. Pothuajse e gjithë skuadra e edicionit të kaluar ka munguar, por disa nga futbollistët që mbyllën sezonin në “Roza Haxhiu” priten të zbresin në fushë ditën e mërkurë. Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, i ka drejtuar disa herë verdhejeshilët, por pas 17 vjetësh ai do ta drejtojë këtë skuadër që nga fillimi i edicionit.

lushnjaa

DEKLARATA

“Pas shumë vitesh unë e marr drejtimin e Lushnjës që nga fillimi i sezonit, nga A-ja. Megjithatë, fillimi është gjithmonë i vështirë, aq më tepër që të gjithë e dinë që ka një shpërbërje. Pothuajse më shumë se 60% e skuadrës është e larguar. Do të jetë një skuadër e ndërtuar, jo e rindërtuar, por e ndërtuar nga fillimi. Atë që kemi thënë, që të mos zgjatemi. Megjithatë, normalisht e prisnim që sot(dje) të kishim një pjesëmarrje të pakët.

lushnja

Por, mendoj që ne u bëmë një aerobi të lehtë futbollistëve. Kemi bërë një takim të vogël dhe kemi thënë për të lajmëruar futbollistët në ditët në vijim. Meqenëse edhe nesër ka ndeshje të Botërorit, kemi lajmëruar ditën e mërkurë në orën 17:30 për të vazhduar normalisht. Mendoj që të fillojmë me planin e punës që kemi dhe na përkon me planin që kemi bërë ne për fazën përgatitore”, përfundoi prononcimin e tij për gazetën trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla. Skuadra mbijetoi vetëm për një sezon në Superiore.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"