Brazil-Zvicër, ka ardhur vendimi zyrtar nga FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 22:53

Brazil-Zvicër, ka ardhur vendimi zyrtar nga FIFA

Ndeshja midis Brazilit dhe Zvicrës përfundoi në barazim 1-1, dhe sigurisht që brazilianët nuk ishin të kënaqur me këtë rezultat. Më shumë sesa për rezultatin brazilianët ishin të pakënaqur me mënyrën e përdorimit të VAR.

Brazil-challeges-VAR-World-Cup-2018-Russia

Federata e Futbollit të Brazilit kishte kërkuar më shkrim nga FIFA sqarime se pse VAR nuk ishte përdorur në disa raste kryesor gjatë barazimit të Brazilit kundër Zvicrës të dielën, por trupi qeverisës i futbollit i ka mohuar të gjitha këto ankesa.

Brazili25

FIFA ia ka kthyer Federatës së shtetit jug-amerikan dhe i ka shpjeguar që VAR ishte përdorur drejt në ndeshjen dhe kur është dashur në ndeshjen që u zhvillua në Rostov-on-Don.

Ishte bërë e qartë që tërë incidentet kontraverse janë rishikuar me kujdes nga dhoma e VAR, edhe pse FIFA ka refuzuar t’ia dërgoj komunikimet audio të VAR, pasi që kishin thënë se kështu thyhet e drejta e privacisë së gjyqtarëve dhe është kundër rregullave të garës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"