“Braun dhe Solomon ishin figurantë”, Starova: Kukësi e meritoi fitoren edhe pse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 8:34

“Braun dhe Solomon ishin figurantë”, Starova: Kukësi e meritoi fitoren edhe pse…

Sulejman Starova, ka analizuar ndeshjen mes Kukësit dhe Partizanit, e cila u mbyll me fitoren e verilindorëve. Në emisionin “Pressing”, ai u shpreh se Kukësi e meritoi fitoren dhe se te Partizani, kanë ndikuar shumë mungesat.

Starova

“Partizanit i ka prishur punë ndeshja me Teutën, pasi Melo dhe Boldor janë dënuar. Kishte dhe mungesat e Telushit dhe Brojës, kështu që e kishte më të vështirë”, shprehet Starova.

Më tej ai shtoi: “Në mesfushë, u luajt me tre. Ferati, Trashi, Çinari. Le ta themi dhe romb me Bardhin pas dy pikave. Trashi nuk mori pjesë në sulm, mungesë e madhe, pasi jep 50% të gjitha sulmeve. Loja filloi me shumë autoritet nga Kukësi, Partizani u mbrojt thellë. Një rast kishte Partizani, një goditje këndi, kombinacion Hakaj-Trashi, Kukësi po flinte gjumë. Kukësi e fitoi me meritë edhe pse kishte problemet e veta”.

“Musta dhe Maliqi kanë dalë shumë herë në sulm, kishin superioritet. Solomon dhe Braun , vetëm figurantë. Nuk e kanë erën e golit, pse Bardhi është gjithmonë te goli? Ai gjendet gjithmone, jo këta të dy”, ka përfunduar Starova.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"