Branica: Zgjodha Lushnjën për elitën, do fitojmë në Fier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2020 | 23:18

Branica: Zgjodha Lushnjën për elitën, do fitojmë në Fier

Derbi ApoloniaLushnja është sh tyrë për ditën e hënë, për shkak të angazhimit të fierakëve në Kupë. Kështu, dy skuadrat do të kenë një ditë më shumë kohë që ta përgatisin këtë ndeshje të rëndësishme. Klejdi Branica, një nga sulmuesit e Lushnjës, kthehet të hënën në Fier, ku luajti gjysmën e parë të këtij sezoni. Ai pohon se skuadra lushnjare është totalisht e përqendruar te derbi që do të luhet në stadiumin “Loni Papuçiu”, ku kërkohet vetëm fitorja.
klejdis branica
“Jemi duke u përgatitur për një ndeshje shumë të rëndësishme, që kërkon impenjim maksimal. Të gjithë jemi të përqendruar te kjo sfidë, me besimin dhe dëshirën për të marrë rezultatin pozitiv, duke dhënë më të mirën që ka Lushnja”, u shpreh fillimisht sulmuesi 28-vjeçar.

NJOHJA – Peqinasi e njeh mirë kundërshtarin dhe ambientin në Fier. “Patjetër që Apoloninë e njoh shumë mirë dhe meriton respekt. Në pjesën e parë të sezonit isha pjesë e saj, kam dhënë kontributin tim dhe kam shënuar gola të çmuar. Në merkaton e dimrit zgjodha Lushnjën, ku luaj për herë të tretë dhe besoj se do ta finalizojmë me sukses sezonin. Në radhë të parë, të kalojmë këtë ndeshje, pastaj të shohim. Duke qenë se e njoh mirë kundërshtarin, besoj se do të fitojë eksperienca e madhe e lojtarëve tanë”, thekson Branica. Ai ka lënë pas një dëmtim që e shoqëroi gjatë fazës përgatitore dhe është plotësisht i gatshëm për trajneri Gjyla. “Kam qenë i dëmtuar dhe jam stërvitur i diferencuar, por kam kohë që i jam bashkuar grupit. Për sa i përket dëmtimit, gjithçka ka mbetur prapa. Tani e ndiej veten mirë dhe mendja jonë është fiksuar vetëm te ndeshja me Apoloninë”, shtoi më tej futbollisti i Lushnjës, Klejdi Branica.

ADMINISTRATORI – Administratori i Lushnjës, Vladimir Hajdari, në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, shprehu besimin për fitore të verdhejeshilëve: “Ndeshjen me Apoloninë mendoj se do ta fitojmë ne. Këtë e them nisur nga përgatitja, serioziteti në procesin stërvitor dhe dëshira e djemve tanë për ta fituar me çdo kusht këtë përballje tradicionale, por edhe shumë të rëndësishme për situatën aktuale në tabelë. Vetëm fitorja do të na japë shpresën e madhe për t’u ngjitur në Superiore”, deklaroi Hajdari.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"