Branica: Tirana nuk ka nevojë për ndihmën e arbitrave, goli i parë ishte faull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 16:14

Branica: Tirana nuk ka nevojë për ndihmën e arbitrave, goli i parë ishte faull

Pas ndeshjes së humbur 0-6 ndaj Tiranës, trajneri i Shkumbinit, Sokol Branica, u shpreh se rezultati i lojës nuk është i vërtetë, dhe tha se arbitrat e ndihmojnë Tiranën.

branica

6 gola të pësuar ndeshjen e sotme, a ishte Tirana shumë e fortë për Shkumbinin?

“Mund të mundeshim me më pak gola, rezultati gënjen pak, por tek goli parë mendoj se ishte prekje me dorë. Kam gjithë këto vite që merrem me futboll, dhe mendoj se ai rast ishte faull. Humbja erdhi si pasojë e këtij rasti, më pas një gabim nga ana jonë. Tirana nuk ka nevojë për ndihmën e arbitrave. Natyrisht Tirana është për Superiore, dhe ne jemi një ekip i vogël, dhe ata mund të fitojnë edhe pa arbitra.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"