Branica entuziast: Dominuam, 3 ekipe po zbukurojnë garën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2020 | 14:57

Branica entuziast: Dominuam, 3 ekipe po zbukurojnë garën

Me fitoren 3-0 ndaj Elbasanit, lushnjarët u ngjitën në vend të dytë në Grupi B, duke u sistemuar kështu në zonën e “playoff”-it. Lushnja ka siguruar matematikisht tri javë para përfundimit të fazës së dytë një vend në katërshen e skuadrave që do të luajnë për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. 

BRANICAA

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla ka grumbulluar deri tani 31 pikë, ose 10 pikë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Këtë sezon, verdhejeshilët janë më të kompletuar dhe shihen si favoritët kryesorë për të fituar grupin.

 BRANICA – Një nga protagonistët e fitores me Elbasanin, sulmuesi peqinas Klejdis Branica, i cili realizoi golin e parë me fanellën verdhejeshile, për “Panorama Sport” është shprehur: “Pavarësisht se golat u shënuan në pjesën e dytë, ishte shumë e qartë që Lushnja e dominoi takimin. Ishte një fitore plotësisht e merituar dhe jam shumë i kënaqur që shënova, pasi vija edhe nga një dëmtim. Është hera e tretë që luaj në Lushnjë dhe ndihem shumë mirë për formën që kam para superndeshjes që kemi këtë fundjavë në Pogradec. Janë tre pretendentë në grupin tonë që po e zbukurojnë kampionatin. Kalojnë javët dhe prapë jemi me nga një pikë diferencë mes nesh. Të shikojmë tani në Pogradec, ku na pret një super përballje, një transfertë shumë e vështirë”, është shprehur sulmuesi Branica.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"