Braktisi Tomorin 1 javë para startit të kampionatit, zbulohet e ardhmja e trajnerit Miho

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2019 | 17:37

Braktisi Tomorin 1 javë para startit të kampionatit, zbulohet e ardhmja e trajnerit Miho

Trajneri Mariol Miho u largua nga Tomori, 1 javë para fillimit të kampionatit, pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv për të lejuar vetëm 3 lojtarë jashtë qarkut. Miho kishte afruar te skuadra beratase plot 8 lojtarë, teksa kjo gjë duket se i prishi planet trajnerit, i cili vendosi të largohej.

Miho

Pas largimit nga Tomori, tekniku është rikthyer te skuadra e Albpetrolit, teksa do të tentojë rikthimin në Kategorinë e Parë me patosarakët. Kujtojmë që sfidën e parë të kampionatit, Albpetroli do e luajë në transfertë ndaj Përmetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"