Braktisi skuadrën para derbit, Sormani “vetëfirmos” largimin nga Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 22:52

Braktisi skuadrën para derbit, Sormani “vetëfirmos” largimin nga Partizani

Nuk ishte parë e dëgjuar që një trajner nga frika komplekse të braktisë ekipin pikërisht disa orë para ndeshjes më të rëndësishme për një ekip, që është derbi. Trajneri Adolfo Sormani së bashku me dy ndihmësit e tij nga Italia duke parë situatën e fundit ku “COVID-19” mbërtheu klubin, fillimisht nuk pranuan të drejtojnë ekipin në seancën e fundit stërvitore.Sormani

Nga frika e infektimit të mundshëm, ndonëse kishin rezultuar negativë, trajneri Sormani dhe ndihmësit e tij e lanë ekipin në baltë edhe në ditën e derbit. Para jetës njeriu nuk vendos asnjë punë dhe në këtë rast stafi italian me në krye Sormanin mund të ketë gjithë të drejtën e Zotit, por nga mënyra se si erdhi, kur gjithë të tjerët ishin prezent, braktisja e tyre në një ndeshje jete siç janë derbet, lë shenja.

Kjo gjë dihej se do të ndodhte një ditë në futbollin post-Koronavirus dhe trajneri me klubin duhet ta kishin zgjidhur më herët këtë kusht frike. Gjersa Sormani pranoi të drejtonte ekipin pas 3 qershorit, i binte që ai dje duhet të ishte në pankinë.Sormani Kalari

Me shumë mundësi me këtë braktisje Sormani dhe stafi i tij kanë vetëfirmosur largimin dhe mbase që dje ata kanë filluar të bëjnë gati valixhet dhe në ditët në vijim të kapin fluturimin e radhës për të shkuar në Itali dhe për të nisur pushimet verore sipas standardit dhe rregullave të tyre të jetës. Ndaj në tri javët e mbetura pritet që Kalari të mbyllë sezonin plot “të zeza” për të kuqtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"