Braktisi Kukësin për Skënderbeun, Gjici tërbohet me afrikanin Belay

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 9:20

Braktisi Kukësin për Skënderbeun, Gjici tërbohet me afrikanin Belay

Aventura e mesfushorit etiopian Binyam Belay ka përfunduar pa nisur mirë me Kukësin. Ajo që habit më shumë është fakti se prej tri ditësh talenti 19-vjeçar po stërvitet me Skënderbeun. Mesfushori, pas shumë vështirësish me dokumentet, garancinë dhe shpenzimet financiare për të, është larguar nga Kukësi, me gjithë pritjen prej një muaj e gjysmë për të ardhur në Shqipëri.

Skenderbeu

Lojtari është larguar në mënyrë të fshehtë, pasi për drejtuesit e Kukësit rezulton nën kontratë me klubin etiopian “CBE SA”. Jo vetëm kaq, por kjo e fundit kërkonte 50 mijë euro, shumë të cilën verilindorët nuk kanë pranuar të paguanin.

Lojtari – Përfaqësuesi i futbollistit u ka deklaruar zyrtarëve të Kukësit se do shkonte në Gjermani e nëse nuk do gjente ekip, do kthehej në vendlindje. Fluturimi i lojtarit ishte programuar të bëhej nga Selaniku drejt Dyseldorfit.

Belly

Mirëpo, pas bisedave me drejtuesit e Skënderbeut, futbollisti nuk ka udhëtuar drejt Selanikut, por ka qëndruar në Korçë, ndërkohë që drejtuesve të Kukësit iu është thënë se ndodhen në Gjermani.

Belly Dinamo Dresden

Prapaskena – Skema e zbuluar nga gazeta nxori në pah të gjithë veprimet e lojtarit me përfaqësuesin, ku rasti “Olainka 2” po i ndodh sërish Kukësit. Vetë presidenti Gjici, pas publikimit të lajmit në “Panorama Sport”, u tërbua dhe u kërkoi llogari vartësve të tij. Nga ana tjetër, ka komunikuar me kolegun e tij Ardjan Takaj se nëse kjo gjë ka ndodhur me dashje, atëherë marrëdhëniet mes palëve ndërpriten.

gjici

Kukësi i ka kërkuar sqarime nga kampi korçar dhe ka dhënë ultimatum që lojtari të kthehet sërish te Kukësi me çdo kusht. Gazeta mëson se me vetëm dy ditë stërvitje, ai ka bindur Dajën dhe tashmë mund të konsiderohet si pjesë e skuadrës korçare.

Por, para se të ndodhë kjo, janë drejtuesit e Kukësit që thonë për gazetën se e presin lojtarin në Kukës. “Në Kukës presin lojtarin ose do të hapet një lojë e rëndë mes drejtuesve”, shprehen drejtuesit e skuadrës kampione.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"