Braktisi Kombëtaren kuqezi, Italia rrëmben portierin shqiptar dhe e ul në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2018 | 11:53

Braktisi Kombëtaren kuqezi, Italia rrëmben portierin shqiptar dhe e ul në stol

Shqipëria ka marrë shumë futbollistë në ekipet Kombëtare që janë rritur në skuadra jashtë vendit. Mbase, edhe që kanë luajtur me Kombëtaret e moshave më të vogla në përfaqësueset e shteteve ku janë rritur dhe jetojnë. Por, situata e tillë ndodh që të përsëritet edhe në të kundërt.

under-17-italia-1-696x392

Së fundmi, Marko Molla është emri që ka lënë kuqezinjtë për t’iu bashkuar axurrëve. Portieri, i cili ka qenë ftuar rregullisht me kuqezinjtë, ka zgjedhur që së fundmi të mos bashkohet me Kombëtaren e 17-vjeçarëve të drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, por të vijojë karrierën e tij me Italinë U-17.

Marko Molla

Portieri i Bolonjës është përmendur edhe nga vetë trajneri Mustedanagiç për zgjedhjen që ka bërë. Mirëpo, si për ironi të fatit, gardiani është vetëm një rezervë te 17-vjeçarët axurrë. Italia ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë kualifikuese, e vlefshme për grupin e 13-të kundër Andorës, të cilën e ka fituar 7-0, dhe portieri Molla ka qëndruar në stol.

E thënë edhe nga Mustedanagiç, që tanimë do të jetë në rolin e drejtorit të Ekipeve Kombëtare që: “Menaxherët po shfrytëzojnë Shqipërinë”, kjo gjë duhet të ndryshojë dhe të marrë fund, që raste të tilla ku futbollistët i përdorin kuqezinjtë për t’u afirmuar, të mos përsëriten më në të ardhmen.

fefr6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"