Braktisi ekipin për të parë Juventusin në stadium, futbollisti rrezikon përjashtimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2018 | 23:08

Braktisi ekipin për të parë Juventusin në stadium, futbollisti rrezikon përjashtimin

Pavel Pogrebnjiak, sulmuesi i Dinamos së Moskës, ishte më 9 dhjetor të vitit të kaluar, në Juventus Stadium për të ndjekur super sfidën që zonja e vjetër pati ndaj Interit.

pavel pogrebnjiak

Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, por lajm përbën fakti se në ato momente sulmuesi duhet të ishte në fushë me ekipin e tij, për ndeshjen e kampionatit ndaj Anzhit. Një foto e shfaqur papritur në rrjetet sociale, të Pogrebnjiak me një shall të Juventusit konfirmoi prezencën e tij në stadium, pa lejen e klubit.

Dinamo e Moskës ka hapur menjëherë një hetim për këtë çështje, gjë që mund të çojë edhe përjashtimin e sulmuesit nga klubi moskës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"