Braktisi Bylisin dhe u afrua me bujë te Partizani, por Kërçiku kthehet në mister. Ja situata e mbrojtësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 23:53

Braktisi Bylisin dhe u afrua me bujë te Partizani, por Kërçiku kthehet në mister. Ja situata e mbrojtësit

Partizani bëri “luftë” të madhe në janar për afrimin e Dorian Kërçikut, i cili pas “divorcit” me Tiranën iu bashkua provizorisht Bylisit. Por, ai më pas u prezantua me “demat” dhe udhëtoi drejt Antalias për fazën përgatitore. Ish-mbrojtësi bardheblu erdhi me bujë dhe mendohej se do të stabilizonte krahun e djathtë të defensivës.kerciku

Por, aventura e tij te Partizani është shoqëruar me plot mistere, pasi erdhi për titullar dhe ka luajtur vetëm 24 minuta në kampionat, pikërisht më 4 mars ndaj Teutës, ku zëvendësoi Idrizajn. Në kampin e kuq mosaktivizimi i Kërçikut lidhet me fizikun e lojtarit, pasi dëmtimet e kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës.

Problemet e vjetra muskulore që ka pasur te Tirana e kanë penguar edhe te Partizani, kur dihet se me fanellën e kuqe ka luajtur të plotë një ndeshje Kupe ndaj Besëlidhjes dhe 24 minuta në kampionat.

Në mbyllje të përgatitjeve për Flamurtarin, Kërçiku ka qenë gati dhe tani varet se cila do të jetë zgjedhja e trajnerit Sormani për mbrojtësin e djathtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"