Braktisi Arsenali për Çelsin, sulmuesi francez zbulon edhe arsyen e këtij transferimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2018 | 20:36

Braktisi Arsenali për Çelsin, sulmuesi francez zbulon edhe arsyen e këtij transferimi

Olivier Zhirud është afrimi më i fundit në radhët e Çelsit. Sulmuesi francez iu bashkua bluve të Londrës për shifrën e 20 milionë eurove, dhe ka nënshkruar një kontratë 18 mujore.

zhirud

Zhirud zbulon edhe arsyen që e çoi të ndërmerrte këtë transferim. “Çelsi është një klub i madh dhe ka fituar më shumë trofe se askush vitet e fundit. Është një klub gjigant dhe jam krenar që kam ardhur këtu” – deklaroi Zhirud.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"