Botërori “Rusi 2018” merr formë, ja 23 skuadrat e kualifikuara deri më tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 20:27

Botërori “Rusi 2018” merr formë, ja 23 skuadrat e kualifikuara deri më tani

Kompeticioni më i madh për kombëtare, Kupa e Botës, po afron, dhe tashmë më shumë se gjysma e ekipeve pjesëmarrëse janë vendosur. 23 ekipe e kanë prerë biletën, ndërsa 9 të tjera mbeten ende për tu përcaktuar.

rusi 2018

Në kontinentin e Europës, përveç Rusisë si vendi organizator, Franca, Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia, Islanda, Belgjika, Polonia e Serbia shkojnë me kualifikim direkt për në Rusi. Në fazën “play-off”, shorti për të cilin do hidhet në 17 tetor, do të ndeshen përballë Italia, Kroacia, Suedia, Zvicra, Greqia, Danimarka, Irlanda e Veriut dhe Republika e Irlandës.

Në Amerikën Latine, kualifikohen menjëherë Argjentina, Brazili, Uruguaji dhe Kolumbia. Në “play-off” luan Peruja kundër Zelandës së Re.

boterori

Amerika Qendrore dërgon menjëherë për në botëror, Meksikën, Panamanë e Kosta Rikën, ndërsa e munguara e madhe do të jetë SH.B.A.

Nga Azia vijnë Arabia Saudite, Irani, Koreja e Jugut dhe Japonia, ndërsa nga kontinenti i Afrikës të kualifikuarat janë Nigeria dhe Egjipti. Shorti i fazës finale të Botërorit 2018 do të hidhet më 1 dhjetor në Moskë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"