Botërori “Katar 2022″/ Anglia në grup me “macen e zezë”, statistikat nxjerrin favorite… SHBA-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2022 | 19:43

Botërori “Katar 2022″/ Anglia në grup me “macen e zezë”, statistikat nxjerrin favorite… SHBA-në

Anglia ka njohur kundërshtaret e saj në fazën në grupe të Botërorit Katar 2022, ku gjendet në grupin B së bashku me Iranin, SHBA dhe vendin e fundit që mbetet ende për tu diskutuar mes 3 kombëtareve: Uells, Skoci dhe Ukrainë.

angli shba

SHBA-ja duket të jetë “macja e zezë” e Anglisë në këtë grup, me “3 luanët” që nuk kanë fituar kurrë ndaj tyre në dy përballjet  e mëparshme.

Sfida e parë e vitit 1950 shënon një humbje për Anglinë, kurse rasti i Botërorit 2010 shënon barazimin e parë mes 2 kombëtareve.

Mbetet për t’u parë nëse kjo përballje e tretë mes 2 shteteve do të sjell më në fund fitoren e parë të Anglisë.

LEXO EDHE: Përfundon shorti i Botërorit/ Grupi i “ferrit” përmban Spanjën dhe Gjermaninë, Argjentina dhe Franca peshkojnë sfida të lehta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"